MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kur eci më dhemb shputa e këmbës. Çfarë më këshilloni?

11.05.2023 - 12:09

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

 

Pacientja: Kur eci kam dhimbje në shputën e këmbës, kam bërë edhe grafi por më ka dalë çdo gjë në rregull. Çfarë më këshilloni?

Përgjigjet ortopedi: Plantar fasciitis është një nga shkaqet më të shpeshta të dhimbjes së këmbës. Kjo rezulton nga acarimi i një sasie të indeve, të quajtur “Plantar fasciitis”, që shkon në pjesën e poshtme të këmbës suaj. Ajo lidh thembrën tuaj me gishtërinjt.Kjo mund të jetë një nga shkaqet e dhimbjes së këmbës. Do ju këshilloja ti bëni këmbës masazh dhe terapi fizike. Terapia fizike është një nga mënyrat kryesore për të trajtuar simptomat e dhimbjes së këmbës. Shtrirja e lehtë e këmbës shpesh ndihmon në reduktimin e dhimbjes. Herë pas here e mbështesim këmbën me ndonjë mbajtëse, sidomos gjatë natës, për të mbajtur këmbën në pozicion të shtrirë.Terapia fizike përfshin përdorimin e trajtimeve për të ulur inflamacionin dhe vlerësimin e biomekanikës së këmbës tuaj, kyçin e këmbës, dhe gjymtyrëve të poshtme. Nëse dhimbja vazhdon duhet të bëni analiza më të specifikuara.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.