MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Më kruhet shpesh shputa e këmbës. A është ekzemë apo myk?

25.04.2023 - 10:30

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

dhimbja-e-kembeve-konica.al

Pacientja: Nga mëngjesi deri në darkë jam në punë dhe mbaj veshur aklete. Ndjej kruarje në shputën e këmbës. A është ekzemë?

Përgjigjet dermatologia: Ekzema është një nga sëmundjet më të përhapura dermatologjike, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. Kemi disa lloje ekzemash ose disa lloje dermatitesh. Kemi dermatitin e kontaktit që vjen kur personi ka alergji nga diçka me të cilën bie në kontakt lëkura e tij. Nuk mund të themi me siguri që keni ekzemë mund të jetë edhe myk, këtë mund ta konstatojmë nga analizat më të detajuara.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim