MENU
klinika

Miliarderi Arnault gati të blejë klubin

Louis Vuitton akord për aksionet e Milanit

13.01.2020 - 13:10

Pavarësisht formës në fushë, Milan është një markë që vijon të tërheqë investitorë. Gjiganti italian ka përfunduar në lupën e shumë biznesmenëve të fuqishëm botëror, që synojnë që përmes sportit të bëjnë hapin galopant në aktivitetin e tyre.

Këtë rrugë duket se ka zgjedhur edhe pronari i një prej firmave më të suksesshme në botë, Louis Vuitton. Bernard Arnault ka shfaqur interes të fortë për të blerë aksionet e kuqezinjve, madje mediat italiane pohojnë se mes palëve ka edhe një marrëveshje.

“La Repubblica” zbulon se shifra e ofruar tek aksionerët aktual të Milanit nga bilioneri francez është plot 975 milionë euro. Shifër e konsiderueshme kjo për të blerë aksionet e një klubi me histori si Milani, por shumë e vogël për Arnault, që përllogaritet të ketë një pasuri prej 112.7 miliardë dollarë.

Marrëveshja do të ratifikohet pasi të ketë miratim për projektin e ri të stadiumit “San Siro”, me Komunën e Milanos, që ende nuk e ka dhënë një dritë jeshile. Në vitet e fundit, Milani po vuan shumë sa i përket kalimit në duart e disa pronarëve, çka ka sjellë edhe luhatje të shumta në rezultate.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin