MENU
klinika

E zbulon avokati

Akord i fshehur, Milan blihet nga miliarderi

23.12.2019 - 21:49

Një fije shprese që gjërat të ndryshojnë shpejt për Milanin. Tifozët e Milanit janë në pritje të lajmeve nga Parisi për të kuptuar nëse mund të zhbllokohet tratativa mes Elliott dhe Bernard Arnault për klubin kuqezi.

Lajmi është bërë me dije nga “Repubblica”, që vazhdon të “mëshojë” mbi këtë tratativë. Madje, shkruan dhe se “dikush betohet se ka pasur në dorë dhe ka fotografuar analizat e llogarisë së klubit kuqezi në kuadër të akordit me multimiliarderin francez.

Ai zotëron grupin LVMH, i përbërë nga Christian Dior, Bulgari, DKNY, Fendi, Céline, Guerlain, Givenchy, Kenzo, Loro Piana dhe Louis Vuitton, apo orat TAG Heuer, bizhuteritë Tiffany & Co., verat dhe pijet Moët & Chandon, Veuve Clicquot, Hennessy).

Edhe pse djali i Bernard Aranualt, Antoine ka mohuar gjithçka, avokati që ka dalë te “Telelombardia”, Antonello Martinez, ka rrëfyer se ka kopjen origjinale të paraakordit që në nëntor mes grupit Elliott dhe LVMH (Bernard Arnault) për shitjen e Milanit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN