MENU
klinika

Zaev: Ne duhet t'i kryejmë detyrat në shtëpi

M. e Veriut është në rrugë të duhur drejt integrimit në BE

25.01.2020 - 15:53

Pas takimit me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, kryetari i Lidhjes Social Demokrate, Zoran Zaev tha se me këtë të fundit kanë folur për temat aktuale. Zaev tha se i pari i Këshillit Evropian ka dhënë garanci se do ta ndihmojë vendim për integrim në BE.

“Mishel ka agjendë të plotë të ndihmojë vendin tonë. I din ku i kemi mangësitë, por edhe ne duhet të japim argumentet tona që sa më shpejtë të zhvillohen momentet e para.

Biseduam për Ligjin e Prokurorisë Publike, detajet, për zgjedhjet e ardhshme të cilët duhet të jenë shembull, korrekte, demokratike për reformat tjera”– tha Zaev.

E sigurova atë që ne, do të vazhdojmë me një motiv të fortë për të arritur qëllimet tona.

“Mesazhi që mund të japë është që ne duhet t’i kryejmë detyrat tona në shtëpi, kurse Këshilli Evropian t’i kryej punët e veta”– shtoi Zaev.