MENU
klinika

Çfarë thotë INSTAT për investimet?

Konsumi/ Shpenzimet u rritën në 2019

10.01.2020 - 09:51

Instituti i Statistikave, INSTAT, ka publikuar së fundi një raport mbi konsumin final të popullatës, ku sipas shifrave ka pësuar një rritje rreth 4% nga viti i kaluar.

Konsumi final i familjeve llogarit të gjitha mallrat dhe shërbimet që përdoren direkt për të plotësuar kërkesat individuale të familjeve rezidente.

Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u rrit në tremujorin e tretë të vitit 2019, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Plus përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi.

Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave (INSTAT) tregojnë se konsumi i popullatës është rritur me 3.89%, duke shënuar rritje për të tretin tremujor radhazi, ndërsa ky tregues shënoi ritmin e rritjes më të lartë që nga tremujori i dytë i vitit 2016.

INSTAT raportoi se, konsumi final i popullatës pësoi rritje me 0.92% edhe krahasuar me tremujorin e dytë të vitit.

Rritja ekonomike për tremujorin e tretë të vitit 2019 rezulton të jetë 3.81%, ndërsa investimet e huaja janë rritur me 7.3% për 9-mujorin, duke arritur nivelin e 810 milionë eurove.

Rritja e këtyre dy treguesve, konsumit dhe investimeve që janë gjeneratorët kryesorë të rritjes ekonomike reflektojnë edhe rritjen e besimit në ekonominë shqiptare, falë reformave që u ndërmorën në vite dhe konsolidimit të duhur fiskal.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zbritja e parë pas tre vjetësh

Bien çmimet e prodhimit me 0.2%

Nga energjia elektrike tek tekstilet

Çfarë po i ‘frenon’ eksportet shqiptare?