MENU
klinika

Legjenda e futbollit “godet” sërish

Maradona afër akordit për të drejtuar një kombëtare

03.01.2020 - 15:51

Ka drejtuar më parë Argjentinën, por edhe disa ekipe, si në vendlindje, ashtu edhe në vende të tjera, ku përmendim edhe Meksikën.

Por Diego Armando Maradona mund të drejtojë sërish një kombëtare dhe bëhet fjalë për në Amerikën Latine. Maradona është një prej kandidatëve për të marrë drejtimin e përfaqësueses së Venezuelës.

Sipas zërave që po qarkullojnë, peshorja po anon pikërisht nga ana e Diegos, kjo edhe për shkak të raporteve të mira të Maradonës me presidentin e vendit Nicolas Maduro, të cilin legjenda e futbollit e konsideron si mikun e tij.

Në të kaluarën, Maradona i ka dalë në mbrojtje Maduros, madje është fotografuar me të duke mbajtur edhe një flamur venezuelian dhe për këtë në kohën kur ishte në stolin e Dorados së Sinaloas ai u ndëshkua edhe me një gjobë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Maradona “kërcënon” FIFA-n

“Mua, Van Basten e Gullit na lanë si qentë”