MENU
klinika

Do të ndeshet me Djokovic

Mësohet finalisti i dytë i Australian Open

31.01.2020 - 13:44

Pas Novak Djokovic, mësohet edhe finalisti i dytë i Australin Open. Do të jetë Dominic Thiem ai që do të përballet me tenistin serb. Austriaku Thiem mposhti 3-1 gjermanin Alexander Zverev.

Një sukses që erdhi me përmbysje. Zverev fitoi setin e parë 6-3 dhe u duk se do ta kishte të lehtë për të triumfuar në gjysmëfinale, por Thiem kundërpërgjigjet shpejt, duke fituar setin e dytë 6-4.

Pastaj sfida bëhet interesante pasi luftohet për çdo top. Secili fiton game-t kur gjuanin shërbimet dhe seti i tretë shkon në tie-break, ku në fund fiton Thiem 7-3 me topa dhe gjithë setin 7-6.

Pak a shumë i njëjti skenar edhe në setin e katërt, ku tenisti austriak fiton po me tie-brek 7-6. Një ndeshje maratonë që kënaqi publikun e Melborune. Finalja Djokovic-Thiem do të luhet të dielën në orën 9:30. Numri dy në botë kundër numrit 5, spektakli duket i garantuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN