MENU
klinika

Australian Open

Djokovic mposht Federer dhe kalon në finale

30.01.2020 - 12:28

Mësohet finalisti i parë i Australian Open për meshkuj. Tenisti serb Novak Djokovic ka mposhtur 3-0 legjendën Roger Federer dhe kalon në finale të grand slam-it të parë sezonal.

Djokovic vuajti vetëm në setin e parë, të cilin e fitoi me tie-break 7-6. Ndërsa dy setet e tjera i fitoi përkatësisht 6-4 dhe 6-3. Fituesi i sezonit të kaluar do të presë fituesin e çiftit Thiem-Zverev, që luhet nesër. Finalja zhvillohet të dielën.

Sa u përket femrave, Kenin-Muguruza do të jetë finalja e së shtunës. Amerikania Sofia Kenin mposhti 2-0 numrin një në botë, vendasen australiane Ashleigh Barty. Fitore e vuajtur 7-6 dhe 7-5, por me shumë vlera.

Ndërsa spanjollja Garbine Muguruza fitoi 2-0 ndaj rumunes Simona Halep, ish-numrit një në botë, sot numri 3. I njëjti rezultat edhe për spanjollen, 7-6 dhe 7-5, duke treguar rivalitet në fushë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN