MENU
klinika

Australian Open

Spektakël në Melbourne, eliminohet Nadal

29.01.2020 - 14:06

Mësohen dy gjysmëfinalet e dyta për meshkuj dhe femra në Australian Open. Pas dyshes Federer-Djokovic, dueli tjetër do të jetë Zverev-Thiem.

Çerekfinalja e fundit e meshkujve dhuroi spektakël më vete. Austriaku Dominic Thiem fitoi 3-1 përballë spanjollit Rafael Nadal. Numri 1 në botë për meshkuj e nisi keq, humbi 2 sete me tie-break.

Fiton të tretin 6-4, por në të katërtin spanjolli bie sërish në tie-break, duke u eliminuar përpara kohe dhe ndoshta kjo do të ndikojë pas turneut për të humbur vendin e parë në renditje.

Ndërsa gjermani Alexander Zverev mposhti 3-1 zviceranin Stan Wawrinka. Një sukses që erdhi me përmbysje, pasi gjermani humbi keq setin e parë 1-6, ndërsa më pas fitoi 6-3, 6-4 dhe 6-2.

Te femrat, tenistja rumune Simona Halep dhe ajo spanjolle Garbine Muguruza janë dy gjysmënalistet e dyta. Ato fituan ndeshjet e fundit çereknale dhe do të përballen mes tyre.

Bëhet fjalë për dy “ish-numrat 1” në botë, që tashmë synojnë të rikthehen sërish në majën e këtij sporti. Halep fitoi me lehtësi 2-0 (6-1, 6-1) ndaj estonezes Anett Kontaveit. Një ndeshje që zgjati rreth 1 orë. Po 2-0 (7-5, 6-3) fitoi edhe Muguruza ndaj ruses Anastasia Pavlyuchenkova,

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN