MENU
klinika

"Reflektim pozitiv"

Meta mirëpret tërheqjen e maxhorancës për paketën antishpifje

30.01.2020 - 14:30

Presidenti Ilir Meta mirëpret vendimin e maxhorancës për tu tërhequr dhe për të mos votuar dy ligjet që njihen si paketa antishpifje. Në një prononcim për median ai e quajti hap pozitiv.

“Reflektimi u shërben qëllimit më të madh të përbashkët që është mbrojtja e të drejtave kushtetuese të të gjithë qytetarëve shqiptarë si dhe në rastin konkret dhe garantimin e standardeve demokratike europiane. Nuk është humbje për askënd aq më tepër që dihen shqetësimet serioze që kishin ardhur nga ndërkombëtarët. Mendoj se është pozitiv.”

Mazhoranca shtyu votimin deri në marrjen e opinionit të Venecias.

Për më shumë lajme vizitoni www.konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ishte një përpjekje e qeverisë për të kontrolluar median"

Kthimi i paketës “Anti-Shpifje”, Reporterët pa Kufij pro vendimit të Metës