MENU
klinika

‘Shqiptarët do t’i jenë përherë mirënjohës’

Meta në Kosovë, takon ambasadorin Walker

16.01.2020 - 09:00

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me ish-ambasadorin Walker, personin që i tregoi gjithë botës atë që ndodhi në Recak, duke e percaktuar qarte: krim kunder njerezimit.

Meta ndodhet në Kosovë ne perkujtim te 21 vjetorit te Masakres se Reçakut.

“Integriteti i tij i lartë ndihmoi botën të zbulonte genocidin që ndodhte çdo ditë, dhe vuri diplomacinë në veprim përmes Konferencës së Rambujesë, dhe më pas ndërhyrjes historike të NATO-s, për t’i dhënë fund përgjithmonë spastrimit etnik në zemër të Europës”- shkruan Meta.

Presidenti thote se e ka ftuar me shumë kënaqësi për të vizituar Shqipërinë.

Postimi i Metës

I lumtur të ritakohesha në Kosovë me Ambasadorin William Walker. Shqiptarët kudo në botë do t’i jenë përherë mirënjohës për denoncimin historik që i bëri Masakrës së Reçakut vetëm me tre fjalë: Krim kundër njerëzimit.
Integriteti i tij i lartë ndihmoi botën të zbulonte genocidin që ndodhte çdo ditë, dhe vuri diplomacinë në veprim përmes Konferencës së Rambujesë, dhe më pas ndërhyrjes historike të NATO-s, për t’i dhënë fund përgjithmonë spastrimit etnik në zemër të Europës.

E ftova me shumë kënaqësi për të vizituar Shqipërinë, dhe sigurisht Sarandën që ai e do aq shumë.