MENU
klinika

TOB baleti kontemporan

“Monger”, qani dhe qeshni me lot

29.01.2020 - 16:23

      Është cilësuar nga kritika, si “një krijim i shkëlqyer, inteligjent dhe me humor.” Vepra ngjit në skenë autoritetin e pushtetit, vullnetin e lirë, si dhe kompromisin – çfarë përditshmëria jonë i has… për të mbijetuar./Konica.al

“Monger”, baleti nga koreografi i njohur izraelito-amerikan, një ndër më të vlerësuarit për baletin kontemporan, Barak Marshall, e sjell në Teatrin e Operas dhe Baletit.

“Monger është shfaqje nga Barac Marshall, një vepër e shkëlqyer, inteligjente dhe me humor, që ngre çështje të pushtetit, vullnetit të lirë dhe kompromisit, që të gjithë ne bëjmë për të mbijetuar. Një veçantati e veprës janë notat e larta të humorit. Balerinët bëjnë dialogje në skenë, lëvizjet janë të shpejta dhe atletike, si dhe lëvizje me gjestikulacion”- ka theksuar një prej pjesëmarrësve, Dion Gjinika.

Ndërsa balerini Anxhelo Muçollari, do të veshë “rolin e vështirë”, me të cilin do t’i duhet të kërcejë dhe do të dialogojë njëkohësisht në skenë. Për mediet, ai thotë se kjo është një pjesë komplekse, por ka punuar shumë për të.

“Kemi një shfaqje komplekse, duhet të bëjmë njëkohësisht aktrim, dialog, balet, humor, është kompakte e mbledhur. Duhet në një orë e pak minuta që të bësh të gjitha këto, por ne jemi pak a shumë, pjesë edhe e aktrimit” – tregon balerini.

Për të gjithë të apasionuarit pas baletit, “Monger” do të ngjitet në skenë më 3 shkurt.

Kjo është historia e disa shërbëtorëve, të izoluar në bodrumin e shtëpisë së zonjë që i shfrytëzon. Ndërsa sapo zilja bie, ata kujtohen se zonja e tyre po i survejon dhe duhet të nxitojnë, secili në punën që i takon.

 

Për më shumë lajme klikoni në www.konica.al