MENU
klinika

Miqësoret në Turqi

Mposhtet Partizani, Kukësi barazon me Abazajn

10.01.2020 - 16:32

Partizani nuk ia ka dalë të kalojë me sukses testin e parë miqësor në Turqi, teksa është mposhtur minimalisht me rezultatin 1-0 ndaj vendasve të Trabzonspor.

Të kuqtë nuk bënë një paraqitje të keqe, por u penalizuan nga goli i Sorloth në minutën e 22.

Partizani e nisi lojën disi i tërhequr, deri sa pësoi edhe golin, por me kalimin e kohës kryeqytetasit e morën veten dhe u zhvendosën në gjysmëfushën kundërshtare.

Ndërkaq, në fraksionin e dytë Partizani zëvendësoi të gjithë lojtarët e 45 minutave të para, ndërsa me të kuqtë debutoi edhe Dorian Kërçiku. Sakaq, të kuqtë dominuan të gjithë pjesën e dytë, por pa ia dalë të barazonin. Për t’u përmendur ishte një mundësi e Solomon.

Ndërsa Kukësi ka barazuar 1-1 mes Malatiaspor. Ndeshja ishte e barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat kërkonin golin gjatë gjithë pjesës së parë. Pavarësisht disa përpjekjeve, të dyja ekipet shkuan në dhomat e zhveshjes me rrjeta të paprekura.

bandicam 2020-01-10 15-48-23-177 on Vidnews.

Pjesa e dytë nisi me turqit përpara, të cilët realizuan në minutën e 55’ me Bulut, me këtë të fundit që me një gjuajtje të fortë mposhti portierin e verilindorëve.

Pas kësaj, ekipi i Duros u hodh përpara duke kërkuar golin. Pikërisht atë e gjeti në minutën e 83’, kur Kristal Abazaj pasi mori një top në mesin e fushës e kaloi të gjithë që i dolën para dhe shënoi një gol shumë të bukur.  

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN