04.01.2020 - 18:45
Prof.dr Robert Andoni i cilësuar si babai i mikrobiologjisë shqiptare është ndarë nga jeta ditën e sotme, në moshën 78-vjeçare.
Andoni ishte 16 teksteve shkencore e mësimore, mes të cilave Diagnoza Baktereologjike, Fjalor i Mikrobiologjisë, Baktereologjia Klinike, si dhe njihej si kryetar i Lidhjes së Intelektualëve Orthodhoksë të Shqipërisë.
Si pedagog i Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, ai ka diplomuar me dhjetëra mjekë.
Homazhet për nder të tij do të kryhen ditën e diel, 5 janar 2020, nga ora 10.00-12.00, në kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, Tiranë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Çfarë këshillojnë mjekët?
Qumështi i gjirit – kundër baktereve të këqija
Historia e Renit me talasemi