MENU
klinika

Gati u mbyt duke kaluar Mesdheun

Nga bombat në Siri, në stërvitje për Olimpiadë

31.01.2020 - 14:54

Një refugjat sirian gati u mbyt duke provuar të kalonte Mesdheun për të arritur në Evropë në vitin 2016. Atëherë ishte 20 vjeç dhe tashmë në moshën 24 vjeçare ai ka një ëndërr: Pjesëmarrjen në Olimpiadë me ekipin olimpik të refugjatëve.

Eid Aljazairli ka mahnitur ekspertët e notit duke mësuar se si të notojë në vetëm 12 muaj dhe tani po stërvit për Lojërat Olimpike 2020. Idhulli i sirianit është legjenda Michael Phelps, të cilin e imiton edhe në stilin e të notuarit.

Tani ai nuk është më një refugjat, pasi po jeton me një familje britanike dhe po stërvitet në Qendrën Aquatics në Londër, pasi përpiqet të fitojë një vend në ekipin Olimpik.

Trajnerët e tij janë të habitur nga transformimi dhe vullneti i këtij të riu, që nga bombat në Siri, sot kërkon të jetë pjesë e ekipit olimpik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Holandezi mblodhi 3.5 mln euro

Bëri 163 km not për një kauzë me rëndësi

Sportistët që bënë historinë

Yjet e sportit përmes fotove epike 2010-2019