MENU
klinika

Apeli i mjekut pneumolog

‘Ngrinë’ Bulqiza, mbulohet nga mjegulla

17.01.2020 - 16:21

Prej pesë ditësh qyteti i Bulqizës dhe rrethinat e tij janë nën pushtetin e mjegullës, e cila kthehet në akull.

Pamjet nga Qafa e Buallit në qytetin e Bulqizës të japin përshtypjen e një dëbore, por që në të vërtetë është akull i krijuar si pasojë e prezencës së vazhdueshme të mjegullës. Qytetarët e Bulqizës thonë se qëndrimi jashtë në prani të mjegullës dhe të ftohtit po bëhet i papërballueshëm, pasi situata zgjat prej afro një jave.

kolana e librave

Ndërkohë për mjekun Pneumolog Fatos Hoxha thotë se të moshuarit dhe fëmijët duhet që të shmangin qëndrimet e gjata të ekspozuara në mjegull. Sipas tij kategoritë më problematike janë ata me probleme polmunare siç është astma bronkiale.

Temperaturat e ulta, mjegulla dhe erërat e forta prej afro një jave janë prezente në qytetin e minatorëve, duke krijuar probleme të ndryshme.