MENU
klinika

“Ai më ndjek nga lart”

Nipi i Bud Spencer, kampion në MMA

23.01.2020 - 13:36

Ky është Carlo Pedersoli JR, nipi i aktorit dhe komedianit mjaft të suksesshëm, Bud Spencer (Carlo Pedersoli). Përpos emrit të gjyshit, Pedersoli i ri ka marrë pamjen dhe karakterin e tij.

Diçka tjetër që i bashkon është edhe dëshira për sport. Ndryshe nga Spencer, që mori pjesë në Dy Olimpiada si notar, Pedersoli ka zgjedhur rrugën e vështirë dhe të mundimshme të MMA-së.

Hyrja në ring është një emocion i veçantë për Carlon: që i frymëzuar nga goditjet e famshme kinematografike të gjyshit të tij, tenton të hedh në tapet kundërshtarët në luftimet në kafaz.

“Unë kisha një marrëdhënie shumë të mirë me gjyshin. Ai më inkurajoi për të nisur MMA-në. Në ring futem me këngën e “Ata e quanin Trinity”, filmi ku u bë i njohur. Shpresoj që të më ndjek edhe nga lart” – thotë luftëtari i ri.

Më tej, Carlo zbuloi idhullin e tij në këtë sport dhe premtoi se një ditë, do ta shikojmë në rolin e aktorit: “Qëllimi im është që të bëhem një legjendë, kështu që do të përpiqem të ndjek gjurmët e tij. Nuk e di nëse jam i aftë të bëj aktorin, por mendoj se kur të tërhiqem nga sporti do nis karrierën si aktor.”

Në ringun e MMA-së, Carlo ka grumbulluar 11 fitore dhe 3 humbje, duke qenë në rrugën e duhur për të qenë një kampion.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN