MENU
klinika

"Ju tregoj një situatë të vështirë, si reagonte Xhoda…"

Një jetë kushtuar skenës! Rrëfimi i Bulkut për Xhevdet Ferrin

18.01.2020 - 20:13

Aktorja Rajmonda Bulku tregoi me dhimbje njohjen dhe eksperiencat me aktorin e ndjerë, Xhevdet Feri, i cili u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Në emisionin “Kjo Javë”, Bulku tha se Xhoda filloi të dallohej për talentin në vitet 1981-1982, teksa kishte shumëpasion arkitekturën ose inxhinierinë.

  • Pjesë nga intervista:

Kur e keni takuar për herë të parë?

Në 1981-1982 student, të dy të rinj dhe shumë shpejt Xhevdeti filloi të dallohej si një djalë i talentuar por edhe shumë i zgjuar. Me të drejtë thoshte se kishte shumë pasion arkitekturën ose inxhinierinë, por filmi me Dhimitër Anagnostin e çoi në kinema dhe që ka qenë një debutim i jashtëzakonshëm. Në shkollë ishte krenaria e profesorit të tyre, Viktor Zhustit dhe ishin si të ‘llastuarit’ e shkollës. Viktori mburrej me Xhevdetin e të tjerë. Ai ishte i përkëdhelurit, ishte jo vetëm student i talentuar, por djalë shumë i zgjuar.

Ju keni dy filma bashkë, eksperienca ka qenë unike..

Një ditë vinin nga Durrësi, dhe ishin çift të dy me Rozetën në film. Nuk mund të them për procesin e punës, sepse kishim Lad Priftin mbi kokë, regjisorin e mirënjohur, por në shesh të xhirimit unë isha çift me Viktorin dhe bënim humor për të parë çfarë po luanim, ç’karaktere përfaqësonin. Bënim shumë humor me njëri tjetrin. Vinin të dy shumë korrekt, bashkëpunues.

Ishin njësoj edhe në xhirime, bashkëshortë në jetë por edhe në film, ka patur momente tensioni..
Jo, fare fare. Ata ishin shumë mirë të dy, ishin çift në jetë, e që hynin në xhirim me atë kontradiktën e roleve, por ishte shumë bukur. Një çift i mirë i dashuruar si në jetë edhe në film.

Sa kohë u xhirua, ku qëndruat?

Kemi xhiruar në Tiranë, ata shkonin e vinin nga Durrësi sepse nuk ishin zhvendosur ende. Ndërsa në filmin ‘Vitet e pritjes’ ishim të gjithë në Gjirokastër. Më ndryshe është kur je në një qytet tjetër. Roli i Xhevdetit ka qenë shumë i bukur aty, prapë çift.

Si do ta portretizoje?

Xhevdeti duke qenë edhe një aktor shumë i zgjuar kishte edhe kurajon për të mos heshtur, por për ta dhënë edhe në momente xhirimi, edhe mendimin e vet. Ishte i qartë, i sjellshëm, shumë i matur për të mos e tepruar asnjëherë. Dinte të ndërhynte e të shpëtonte situatat. Në një moment kemi qenë në vështirësi, unë duhet të merrja një letër që më kishte nga burri im në mërgim, dmth ‘Vitet e pritjes’ është me mërgimin e hershëm dhe që t’ja tregoja dhe po flisnim se si do zgjidhej, si do kalonte kamera, situatat ajo ngarkesa dramaturgjike që duhej.

Për një plan ndodh që bëhesh konfuz, dhe ai thotë: ‘ një letër do të tregoj’ .. po ajo ndërhyrja e tij qe kaq e bukur saqë e zgjidhi edhe atë mikrokonflikt, që po vonoheshim pak më shumë seç duhej. Ishte shumë i matur, e miqësor, sa nuk mund ta keqkuptoje, ndërhynte për të shfryrë situatat e ngarkuara. Në çdo punë që ka bërë, është një njeri me zgjuarsi të madhe e shumë praktik.

Keni patur vështirë për ndonjë skenë xhirimi, apo rebelim mes jush?

Jo, në xhirim, jo. Duhet të ishe shumë kapriçoz që të ndodhte një gjë e tillë, nuk ishte te natyra e Xhevdetit fare, ai ishte i mençur, praktik, i saktë. As në natyrën time nuk e kam patur.