MENU
klinika

"Receta e mamit"

Pandispanjë shumë e shijshme me vetëm tre përbërës

25.01.2020 - 10:33
Koha e përgatitjes: 15 minuta 
Koha e gatimit: 30 minuta
Receta për: 4 persona

INGREDIENTËT

  • 10 vezë
  • 10 lugë gjelle sheqer
  • 10 lugë gjelle miell
  • Për shurupin: 800 gr sheqer
  • 400 ml ujë

UDHËZIMET

  1. Me anë të një mikseri do të rrihni vezët me sheqerin përreth 15 minuta. Miellin do ta shtoni gradualisht.
  2. I përzieni mirë dhe më pas masën e krijuar e shtroni në një tavë. E fusni në furrë përrëth 30 minuta në temperaturë 180 gradë. Duhet ta kontrolloni herë pas herë në mënyrë që të shmangni djegien.
  3. Në fund pasi e keni nxjerrë i shtoni shurupin e nxehtë.
  4. E lini përreth 1 orë të ftohet dhe më pas mund ta shijoni.

 

                                                                    Ju bëftë mirë!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN