MENU
klinika

Jetonte i vetëm

Merr flakë banesa, ndërron jetë 82-vjeçari

09.01.2020 - 08:59
Një 82- vjeçar humbi jetën sot si pasojë e një zjarri në banesën e tij në Këlcyrë.

I moshuari u asfiksua prej flakëve dhe për pasojë ndërroi jetë nga zjarri në mëngjes në fshatin e Ri të Njësisë Administrative Sukë në Këlcyrë.

Policia po heton lidhur me shkaqet që çuan në djegien e banesës dhe vdekjes së tij.

NJOFTIMI I POLICISË

Këlcyrë/Informacion Paraprak.

Rreth mëngjesit, në fshatin e Ri, Njësia Administrative Sukë, Bashkia Këlcyrë, ka rënë zjarrë në banesën e shtetasit S. D., 82 vjeç.
Si pasojë e zjarrit, shtetasi i mësipërm u gjet i pajetë brenda në banesë.

Nga veprimet e para hetimore rezulton si ngjarje aksidentale.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.