MENU
klinika

Zbulojini

Pijet që mund të ngadalësojnë plakjen!

10.01.2020 - 15:05

Plakja është e pashmangshme, dhe bashkë me të vijnë dhe shenja të dukshme si flokët gri, humbja e flokëve dhe ato rrudha të padëshiruara. Por, ndërsa plakja nuk mund të ngadalësohet, shfaqja e shenjave të saj mund – të ruash një stil jetese të shëndetshëm dhe t’i përmbahesh një diete të rregullt mund të ndihmojë me këtë.

 

Për ta mbajtur trupin tuaj të tonifikuar  dhe mendjen tuaj të mprehtë, ne  krijuam një listë me 6 pije që do t’ju ndihmojnë të plakeni në mënyrë të këndshme.

 

1.Kafeja

Historikisht, kafeja ka marrë një emër të keq, por hulumtimet e reja tregojnë se pjesa më e madhe ishte e rreme. Për më tepër, ka prova tani që kafeina mbron trupin kundër inflamacionit kronik, një problem i zakonshëm ndërsa plakeni. Gjithashtu, pirja e kafesë ul rrezikun e kancerit të lëkurës. Një studim i botuar në Gazetën Evropiane të Parandalimit të Kancerit zbuloi se ata që pinin një filxhan kafe çdo ditë ulën rrezikun e tyre për të zhvilluar kancer të lëkurës jo-melanoma me rreth 10%.

 

  1. Kos

Shtoni fruta si banane dhe manaferrat në kos për ta bërë këtë smoothie të shijshme kundër plakjes. Bananet e pjekura janë të pasura me pektinë e cila mban nën kontroll nivelin e sheqerit në trup. Pektina gjithashtu ndihmon në largimin e toksinave të dëmshme nga trupi, gjë që është thelbësore për të ngadalësuar procesin e plakjes. Nga ana tjetër, manaferrat janë një burim i pasur i vitaminës C, e cila ndihmon për të mbajtur lëkurën tuaj të butë dhe rrezatuese.

  1. Verë

Ndërsa pirja e verës shumë ose pirja e tepërt mund të dëmtojë rëndë mëlçinë tuaj dhe t’ju bëjë të shfaqeni më të vjetër se sa jeni në të vërtetë, pirja në moderim ul inflamacionin dhe sëmundjet që shoqërohen me plakjen. Gjithashtu, pirja e moderuar, (një gotë në ditë për gratë dhe 2 për burrat) mund të shmang sëmundjen e Alzheimerit.

  1. Ujë

Trupi i njeriut të rritur është rreth 65% ujë, prandaj, mbajtja e trupit të hidratuar është e rëndësishme për funksionimin e duhur të organeve të ndryshme, dhe lëkura jonë është organi ynë më i madh i dukshëm. Pa hidratimin e duhur, lëkura mund të bëhet e thatë dhe e rrudhur, dhe të duket e plakur. Pirja e ujit gjithashtu na ndihmon të largojmë toksinat e dëmshme nga trupi dhe na bën të dukemi të freskët dhe të rinj.

  1. Çaj

Çaji  jeshil është i pasur me një antioksidant anti-plakje i cili ndihmon në parandalimin e shfaqjes së rrudhave duke rritur qarkullimin e qelizave. Ju gjithashtu mund të krijoni një maskë për fytyrën për të freskuar lëkurën tuaj duke përzier pluhur çaj jeshil me çajin e bardhë . Gjithashtu, studime të ndryshme kanë arritur në përfundimin se njerëzit që konsumojnë rregullisht çaj jeshil dhe të zi kanë një rrezik të zvogëluar të sëmundjeve të zemrës.

 

  1. Lëng panxhari

Panxharët janë të pasura me nitrate të shëndetshme, të cilat, sipas një studimi të vitit 2011, ofrojnë një përforcim të rrjedhës së gjakut në  tru, duke zvogëluar kështu shanset e demencës. Antioksidantët në panxhar mund të mbrojnë trupin nga radikalet e lira dhe të luftojnë rrudhat.