Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate lëshuar për media kanë dhënë detaje për vizitën që sot e bëri në selinë qendrore të kësaj partie, ambasadori amerikan në Prishtinë, Phlip Kosnett.
Në njoftimin e LDK, shkruhet se në takim kishin qenë të pranishëm, kreu i LDK, Isa Mustafa së bashku me tre nënkryetarët e partisë. Temë kryesore dhe arsye e vizitës bëhet e ditur se ka qenë koalicioni LV-LDK.
“Kryetari Mustafa e njoftoi Ambasadorin Kosnett për rrjedhën e bisedimeve të deritanishme me Lëvizjen Vetëvendosje për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje”- thuhet në njoftim.
Sipas LDK-së, Kosnett ka ftuar udhëheqësit politik që të formojnë sa më shpejtë qeverinë e re.
Ambasadori Kosnett ftoi udhëheqësit politik ta formojnë qeverinë e re e cila sa më parë do të përmbushë mandatin e votuesve.