MENU
klinika

Arritja e kompanisë Derq

Prezantohet sistemi që do të evitojë aksidentet në rrugë

24.01.2020 - 20:48

Aksidentet rrugore shkaktojnë vdekjen e 1.3 milion personave dhe plagosjen e 10 milionë të tjerëve çdo vit. Kjo është statistika e publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetit.

Ndaj shumë kompani teknologjie punojnë për zhvillimin e pajisjeve dhe mënyrat për të evituar këto aksidente.

Kompania Derq e vendosur në Dubai dhe Detroit po testojnë teknologji të avancuar për t’i ulur këto shifra të frikshme.

Derq po zhvillon sisteme për të kuptuar më mirë se ku ndodhen pikat e rrezikut në rrugë, duke i kthyer të gjitha makinat në “smart”.

Kompania përdor një kombinim të sensorëve në rrugë, inteligjencën artificiale dhe kompjuterët në makina për të njoftuar drejtuesit për rreziqet e mundshme.

Kjo teknologji konsiston në vendosjen e kamerave me sensorë në anë të rrugëve për të zbuluar nëse një shofer po i afrohet një këmbësori.

Më pas do t’i dërgojë një alarm shoferit për ta paralajmëruar për rrezikun.

Kamerat në rrugë anësore dhe radarët mund të gjurmojnë çdo makinë që i afrohet një kryqëzimi, dhe Inteligjenca Artificiale e Derq mund të parashikojë trajektoret e tyre.

Kështu që nëse një makinë do të kalojë me dritë të kuqe, softëeri i Derq do të paralajmërojë shoferët e tjerë.

Sipas parashikimeve të kompanisë, ky sistem pritet të inkorporohet plotësisht në Dubai deri në vitin 2030.

Cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA

Kompania kineze, 6 muaj kohë për të shitur rrjetin social

Kongresi amerikan miraton projektligjin që mund të ndalojë TikTok!

Përfshirë detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta

Një model i ri i AI do ndihmojë në parashikimin e motit