MENU
klinika

Zygmunt Bauman

Pse kaq shumë frikë nga dashuria?!

09.01.2020 - 13:21

     Sociologu i mirënjohur polak, jep përgjigjet e duhura në librin “Dashuri e lëngshme: mbi brishtësinë e lidhjeve emocionale”: Vallë pse kemi kaq frikë të duam sot?/Konica.al

Ndër sociologët më të mëdhenj të kohës sonë, polaku Zygmunt Bauman përshkruan dhe rrëfen dinamikën e shoqërisë bashkëkohore përmes një imazhi me efikasitet të dukshëm, i cili mund të përmblidhet absolutisht në “teorinë e shoqërisë së lëngshme”. Në fakt, sipas Baumanit, shoqëria bashkëkohore jeton e zhytur dhe e mbingarkuar nga një likuiditet që e bën botën të ndryshueshme, kalimtare dhe pa asnjë stabilitet. Dhe në këtë shoqëri të lëngshme asgjë nuk mund të konsolidohet, gjithçka është e destinuar të lëngëzohet në detin e madh të pasigurisë. E njëjta gjë ndodh edhe me dashurinë, e cila nga një strukturë e fortë e shoqërisë moderne, kthehet në të lëngshme. Marrëdhëniet bëhen lidhje, dashuria zvogëlohet në dëshirë dhe, duke ndjekur me çdo kusht lirinë, përfundojmë të jemi vetëm. Në librin e tij “Dashuri e lëngshme: Mbi brishtësinë e lidhjeve emocionale”, Bauman ndërton një teori të vërtetë e mirëfilli të dashurisë, e aftë të shpjegojë frikën tonë më të thellë për të jetuar ndjenjat./Konica.al

Detyrimet shndërrohen në marrëdhënie

Protagonistët e këtij libri janë burra dhe gra bashkëkohorë, të cilët nga njëra anë po kërkojnë siguri dhe nga ana tjetër kanë frikë se mos kapen në marrëdhënie të qëndrueshme, që përfshijnë fatura dhe përgjegjësi. Nëse lidhjet kërkojnë angazhim, lidhjet e stome konsiderohen si një trill rinor. Mund të lidhemi dhe të ndahemi me një klikim, ashtu siç bëjmë në përditshmërinë tonë në rrjetin Facebook. Bërja e miqve jashtë linje është një çështje krejt tjetër.

Çmimi i lirisë është vetmia

Liria dhe siguria janë që të dyja vlera të nevojshme, por për Bauman ato janë në konflikt me njëra-tjetrën. Çmimi për të paguar për më shumë siguri është më pak liri dhe çmimi për më shumë liri është më pak siguri. Sot duam të jemi të lirë, autonom dhe të pavarur, por shpesh përfundojmë duke qenë vetëm. Sepse në lirinë ekstreme për të lëvizur dhe rrëshqitur nëpër shoqërinë e lëngshme, obligacionet gjithashtu shpërndahen, duke marrë herë pas here forma të ndryshueshme. Pra, për të mbushur vetminë ne ndjekim objektet e pasigurta, “përdor e hidh”, të cilat mund të zëvendësohen shpejt dhe të na japin iluzionin kalimtar të mos qenurit vetëm./Konica.al

Dashuria nuk mund të blihet

Në botën e përfaqësuar nga Bauman, ne nuk e njohim më kënaqësinë e gjërave të qëndrueshme, rezultatin e përpjekjes dhe punës së mundimshme. Për më tepër, dashuria kërkon kohë dhe energji. Dashuria na kërkon të braktisim një pjesë të lirisë sonë të lëngshme, për të ndërtuar diçka të qëndrueshme, që zgjat me kalimin e kohës dhe i reziston elementeve të jetës. Të dëgjojmë ata që duam, t’ua kushtojmë kohën tonë të tjerëve, t’i ndihmojmë në plotësimin e nevojave të tyre më shumë sesa përmbushjen e nevojave tona është sot angazhimi më i vështirë që mund të ndërmarrim.

Por ne mund të blejmë gjithçka, jo dashurinë. Nuk do të gjejmë kurrë dashuri në një dyqan. Dashuria është një fabrikë që funksionon pa ndalur, njëzet e katër orë në ditë dhe shtatë ditë në javë

 I lindur në vitin 1925 nga prindër polako-hebrenj në Poznan të Polonisë, familja e tij u largua për në Bashkimin Sovjetik në vitin 1939, teksa tanket naziste mësynë Poloninë. Ai shërbeu në Ushtrinë e Kuqe, ku u dallua në luftime, u rrikthye në Poloni pas Luftës së Dytë Botërore për të studiuar sociologji në Universitetin e Varshavës. “Aluzionet e postmodernizmit” (1992); “Modernineti i rrjedhshëm” (2000); “Shoqëria nën rrethim” (2002); “Të huajt në derën tonë” (2016) etj. janë disa nga botimet e tij. Me vdekjen e Zygmunt Bauman, më 9 janar 2017, humbëm një figurë kryesore në sociologjinë evropiane, humbëm një vështrim të mprehtë në realitetet tona politike, sociale dhe ekonomike që rrezikon shumë të na mungojnë në kohërat gjithnjë e më të pasigurta që paralajmërohen./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zygmunt Bauman - moderniteti fluid

Pavarësia, apo mërzia absolute

Dino Buxati - Kafka italian

Frika shoqëron ekzistencën