MENU
klinika

Paguhen pak

Punë dhe në fundjavë, shqiptarët të pakënaqur

16.01.2020 - 16:21

EP&Partners Consultancy kreu një sondazh mbi shkallën e kënaqësisë që marrin shqiptarët nga puna. Pjesë të këtij sondazhi kanë qënë 1528 persona me pozicione të ndryshme pune në Shqipëri dhe Kosovë.

Sipas këtij sondazhi 60% e shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë janë të pakënaqur me punën e tyre. Referuar shifrave rezulton se 51% e të anketuarve janë të pakënaqur, 9% shumë të pakënaqur, 32% të kënaqur dhe 8% shumë të kënaqur.

Anketuesit i’u përgjigjën 19 pyetjeve, nga të cilat 8 kishin të bënin me të dhëna klasifikuese dhe 11 me perceptimin e të anketuarve mbi punën.

Pjesëmarrësit në sondazhin e realizuar në Shqipëri dhe Kosovë, u pyetën se sa të kënaqur ishin nga puna aktuale dhe sa mundësi kishte që brenda një viti të kërkonin punë diku tjetër.

Kënaqësia është më e lartë mes punonjësve me paga të mesme e të larta, punonjësve me përvojë dhe atyre që banojnë në Kosovë.

Kurse pakënaqësia është më e lartë mes punonjësve me paga të ulëta, të punësuarit me kohë të pjesshme dhe kryesisht grupmoshës 30-39 vjec.

57% po shohin mundësi të ndërrojnë punën në vitin e ardhshëm, kryesisht për një pagë më të lartë, dhe mundësi karriere.

Pjesëmarrësit u pyetën se sa të angazhuar ndihen ata me punën, ku rezultoi se vetëm 39.5 % e punonjësve në Shqipëri dhe Kosovë ndjehen të angazhuar në punë, pasi pjesa më e madhe e punonjësve ndjehen të pavlerësuar për punën që kryejnë, pa mundësi për rritje profesionale dhe karrierë, si edhe me besim të ulët tek kolegët dhe veçanërisht eprorët.

Gjithashtu një tjetër dukuri serioze që u vu re në sondazh ishte puna gjatë fundjavës apo festave zyrtare. Konkretisht 72% e punonjësve të punësuar në kompani private deklarojnë se punojnë në fundjavë apo edhe gjatë festave zyrtare.

Ndër ta 24% deklarojnë që ndodh gjithmonë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nuk janë aq punëtorë?

Emigrantët, vetëm 39% punojnë


Ministrja Koçiu jep lajmin për mjekët dhe infermierët

“Rihapen aplikimet për kredi të lehtësuara…”

Mbi 198 milionë dollarë humbje çdo vit

Si klima na godet ekonominë?