MENU
klinika

"Efekti Ferrante"

Pushteti i letrave tashmë është i grave

03.01.2020 - 17:19

      “Miku im brilant” dhe librat e tjerë, më të shiturit nga shkrimtarja Elena Ferrante, janë frymëzim i romanciereve gra, të cilat, po kthejnë mbrapsht rendin e titujve më shumë të shitur, deri më tani të mbizotëruar nga burrat.

Në Itali, proza letrare është konsideruar prej kohësh si arenë burrash. Botuesit, kritikët dhe komisionet e çmimeve letrare kanë hequr dorë nga librat e grave, me arsyetimin se janë letërsi për gra, apo libra që lexohen në plazh. Ata madje talleshin me Elena Ferranten, por romanet e saj u shndërruan në një sensacion ndërkombëtar, duke shitur mbi 11 milion kopje, si dhe duke frymëzuar seri të vlerësuara të HBO-s. Reputacioni i saj u rrit duke u bërë romancierja më e suksesshme italiane ndër vite.

Gjatë dy viteve të fundit, romanet e autoreve gra, kanë përbërë afërsisht gjysmën e 20 bestsellerëve në prozë – ky, thuajse dyfishi i përqindjes nga viti 2017, sipas të dhënave të publikuara nga “Informazioni Editoriali”, që anketon shitjet në libraritë e vendit. Disa shkrimtarë dhe profesorë të letërsisë argumentojnë se elitizmi i pluhurosur, më shumë sesa seksizmi i hapur, i pengon gratë të njihen.

“Ka një ide të përhapur që proza letrare duhet të jetë virtuoze dhe vetë-referenciale,” thotë Elisa Gambaro, një studiuese në Universitetin e Milanos. Si rezultat i kësaj, proza letrare që ka sukses në treg shpesh nuk vlerësohet. Por disa gra thonë se duhet të jetë anasjelltas. “Thënë shkurt, gratë shkrimtare kanë tendencë të jenë më pak autentifikuese, sepse nuk janë mësuar të shohin veten si qendrën e botës,” thotë Brogi, studiuese e letërsisë bashkëkohore në Universitetin për të Huajt të Sienas. Sipas saj gratë e kanë zhvilluar gjuhë letrare për të qenë më lehtë të kuptueshme – dhe rastësisht, më lehtë për t’u përkthyer – sepse ato shpesh injoroheshin.

Arritjet e grave shkrimtare, kanë nisur një debat të gjerë në Itali, për atë se çfarë përbën letërsinë në një vend ku virtuoziteti vetëreferencial vlerësohet shpesh, më shumë sesa mjeshtëria e rrëfimit, rezonanca emocionale dhe çështje të tilla, si seksizmi apo rolet gjinore.

“Një kohë ne hezitonim të shkruanim për tema të caktuara, nga frika se mund të etiketoheshin si “gjëra grash”, tha Veronica Raimo, autore e romanit “Vajza në derë”, një eksplorim i martesës, shtatzënisë dhe sulmit seksual që u përkthye në anglisht këtë vit. “Ekzistonte një ide që rrëfimet e grave nuk mund të ishin universale. Por kjo po ndryshon”.

Gjatë intervistave, autorët italianë, redaktorët, kritikët, përkthyesit dhe botuesit kanë thanë se gratë shkrimtare kanë fituar një vëmendje të jashtëzakonshme. Disa e quajnë “Efekti Ferrante”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


T'i maskojmë apo t'i rrëfejmë ndjenjat tona?

Elena Ferrante: Mikesha ziliqare

“Di mjaftueshëm sa ta sqaroj veten”

Elena Ferrante: “Çfarë më mbajti larg terapisë?”