MENU
klinika

Kupa e Italisë

Rikthehet te fitorja, Inter në gjysmëfinale

29.01.2020 - 22:38

Pas tre barazimeve radhazi në kampionat, Inter është rikthyer te fitorja në Kupën e Italisë. Zikaltrit mposhtën në shtëpi 2-1 Fiorentinën dhe tashmë shkon në gjysmëfinale.

Inter luajti mirë në pjesën e parë, por do të zhbllokohej vetëm në limit. Candreva shënoi në 44’ dhe coi zikaltrit në pushim me avantazhin 1-0.

Në të dytën, Caceres barazoi për miqtë në 60’. Në 66’, në fushë futet edhe blerja e fundit e Interit, Christian Eriksen. Danezi i solli fat ekipit, pasi 1 minutë më pas kalon në avnatazh me Barella.

Në lojë futet edhe Moses, blerja tjetër e Interit. Conte ka ingranuar menjëherë blerjet e dimrit, në mënyrë që t’i harmonizojë për garat më pas. Inter në gjysmëfinale do të ndeshet me Napolin me sistem vajtje-ardhje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shënon edhe Ibra, 5 fitore radhazi

Milan kalon me vuajtje në 1/2 finale te Kupës