Në 28 janar do të mbahet në Bruksel Samiti për Ballkanin perëndimor. Përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor të drejtuar nga Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli do të flasin lidhur me perspektivën europiane të vendeve të tyre.
Mësohet se në axhendën e këtij samiti është procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian si dhe disktutimet për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në këtë samit do të marrin pjesë përfaqësuesit e Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë . Gjatë fjalës së tij Sassoli është shprehur i zhgënjyer për vendemin e Komisionit Europian për të shtyrë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Mezi pres t’i mirëpres përfaqësuesit nga Ballkani Perëndimor në Parlamentin Evropian. Kjo shtëpi ka qenë gjithmonë e përkushtuar në mënyrë të vendosur në perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Dihet që ne ishim shumë të zhgënjyer nga dështimi i Këshillit Evropian për të filluar negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut tetorin e kaluar. Tani është koha të ecim së bashku dhe të vazhdojmë të përparojmë. Parlamentet janë thelbësore në këtë drejtim.
Unë e kam thirrur këtë Samit për të zhvilluar një strategji për rolin që parlamentet mund të luajnë në drejtimin e axhendës së reformës së BE-së dhe në dhënien e masave konkrete për të përmbushur aspiratat evropiane të njerëzve të Ballkanit Perëndimor. Jam i bindur se nuk ka kohë dhe vend më të mirë për ta bërë këtë”– tha Sassoli.