MENU
klinika

Kërkohej prej 4 ditësh

Sarandë/ Gjendet i pajetë në dhomën e hotelit doganieri

11.01.2020 - 12:07

Një doganier është gjetur i vdekur në doganën e Qafë-Botës.  Është gjetur i pajetë në dhomën e një hoteli, në Sarandë.

Viktima është 63 vjeç, i quajtur Janaq, dhe po kërkohej prej katër ditësh.

Dyshohet se vdekja ka ardhur nga një atak kardiak. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe pritet të zbardhë shkaqet e vdekjes së doganierit.