MENU
klinika

Detajet e projektit

Shpallet tenderi/ 5 milionë lekë për pusin e tregut të Fierit

24.01.2020 - 14:23

Bashkia Fier ka shpallur tenderin në Agjencinë e Prokurimit Publik, për shpimin e një pusi në funksion të tregut të gjësë së gjallë.

Fondi i vënë në dispozicion të këtij projekti është 5 milionë lekë. Pusi është programuar të ndërtohet në pjesën lindore të autostradës, në zonën e quajtur Mbrostar.

“Semani është lumi kryesor që rrjedh dhe ka ndikim të rëndësishëm në tërësi dhe në veçanti të ujërave nëntokësore për furnizimin, drenimin, drejtimin e lëvizjes, regjimin hidrodinamik dhe hidrokimik të ujërave.

Në territorin ku do të shpohet pusi në zonën në fjalë përfshihet pjesërisht rrjedha e mesme dhe tërësisht rrjedha e poshtme e tij”– shpjegohet në dokumentacionin e tenderit.

Zona e përcaktuar është brenda territoreve të fermës bujqësore. Sipas specifikimeve të tenderit, kjo është një zonë premtuese për zhvillimin ekonomik.

Afati kohor për të aplikuar për tenderin është 4 shkurt, ora 10:00, ndërsa afati për ekzekutim, afro 2 muaj, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN