MENU
klinika

Ekspozita e teknologjisë në Las Vegas

Shpiket telefoni i rrumbullakët, shumë shpejt në treg

09.01.2020 - 13:33

Telefoni i rrumbullakët është një nga produktet më të çuditshme në ekspozitën e teknologjisë CES këtë vit në Las Vegas.

Ndërsa gjigantët e telefonave inteligjentë janë duke u përpjekur t’i bëjnë pajisjet e tyre të palosshme dhe të inkurajojnë përdorimin e kufjeve pa telefon, ky start-up i SHBA-së është i përqendruar në dhënien e një forme për të cilën thotë se është më “sensuale”.

Projekti daton që nga viti 2015 dhe nuk ka marrë ende softuerin e tij që të përputhet me formën e tij, por kompania sugjeron që telefoni do të nisë përfundimisht brenda një viti.

Shpikësja e këtij telefoni është Christina Cyr e cila e quan edhe shumë të përshtatshëm për t’u mbajtur me lehtësi në xhep. Në momentin e karikimit ky telefon qëndron në këmbë me lehtësi sikur të ishte një orë me zile.