MENU
klinika

Takimi me Sekretarin e Përgjithshëm

Shqipëria merr zyrtarisht kryesimin e OSBE, Rama në Vjenë

09.01.2020 - 09:51

Zyrtarisht sot Shqipëria ka marrë kryesimin e OSBE dhe Rama i drejtues i saj ka pritur në zyrën e tij në Vjenë Sekretarin e Përgjithshëm Thomas Greminger.

Edi Rama e ka konsideruar këtë një moment historik për Shqipërinë. Kryeministri ka publikuar në faqen e tij në rrjetet sociale edhe momentin e takimit me Greminger.

Nuk mund të mungonte një fotogaleri familjare me marrjen e kryesisë së OSBE nga Shqipëria ku nuk munguan fotot me ekipin e Shqipërisë që do të kryesojë OSBE përgjatë 2020.

Ndërkohë Rama pas fotove pyeti se nga sa kombësi përbëhej ekipi? Dhe zbuloi se përbëhej nga plot 10 kombësi bashkë me shqiptarët që përbëjnë 60% të saj.

18 nga punonjësit në zyrën e OSBE-së janë shqiptarë ose 60% dhe 12 janë të huaj ose 40% e stafit prej të cilëve 2 italianë, 2 gjermanë, 2 norvegjezë, një austriak, një zviceran, etj.

Kryeministri, njëkohësisht dhe Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, si dhe Kryetar i OSBE-së Edi Rama, do t’i paraqesë Këshillit të Përhershëm të OSBE-së përparësitë e Shqipërisë sot në Vjenë.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Interesat e Kosovës do të përfaqësohen në mënyrë të drejtë"

Shqipëria kryeson OSBE, reagon Behgjet Pacolli

Postimi i ministrit të Jashtëm

Kryeson OSBE-në/ Ukrahina uron Shqipërinë