MENU
klinika

"Receta e mamit"

Shumë ngjyra në tryezën tuaj, perime në furrë

28.01.2020 - 17:25

Koha e përgatitjes: 15 minuta

 Koha e gatimit: 35 minuta

Receta për: 4 persona

Plot ngjyra dhe shije të mirë. Turli e furrës do të jetë receta juaj e preferuar nga sot e tutje!

INGREDIENTËT

  • 1 spec i vogël pikant
  • 2 kungulleshka
  • 2 patëllxhanë
  • 2 speca jeshil
  • 2 speca të kuq
  • 4 patate të prera në copa të mëdha
  • 2 domate të mëdha pa lëkurë, prerë në kubikë
  • 2 qepë të prera hollë
  • 3 thelpinj hudhër të grirë imët
  • ½ lugë çaji me sheqer
  • 3-4 lugë gjelle vaj ulliri
  • 3 feta të hollë xhinxheri
  • kripë, piper

UDHËZIMET

  1. I lajmë dhe i pastrojmë mirë të gjitha perimet. I presim në copa të mëdha.
  2. Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 220 gradë. I hedhim me radhë në tepsinë e pjekjes të gjitha perimet. I shtoni vaj ulliri.
  3. Më pas shtojmë kripë, piper, erëzat, domaten e prerë në kubikë dhe xhinxherin.
  4. E fusim të piqet në furrën e parangrohur për 40-50 minuta.
  5. Nëse pas kësaj kohe do edhe pak të piqet, e lëmë akoma në furrë. Shtojmë një gotë ujë që perimet të mos ngjisin. Ju bëftë mirë!

SHËNIME

Kësaj recete mund t’i shtoni të gjitha perimet tuaja të preferuara, duke bërë ndryshime nga receta paraprake, sipas dëshirës dhe mundësisë!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bën pjesë dhe lëngu i frutave

7 ushqime që janë më të dëmshme se cigarja