MENU
klinika

NBA

Spektakël i Bucks-Wizards, shtyhet derbi kalifornian

29.01.2020 - 11:48

Ndeshja derbi kryesore në NBA e Los Angeles mes Lakers dhe Clippers është shtyrë për shkak të tragjedisë së Kobe Bryant, por ndërkohë janë luajtur ndeshjet e tjera.

Skuadra e Milwaukee Bucks, kryesuese e renditjes në Konferencën e Lindjes, fitoi 151-131 ndaj Washington, në një ndeshje spektakolare me 282 pikë në total.

Ndeshje e mirë e Middleton, që realizoi 51 pikë, ndërsa Bledsoe e mbylli me 36 pikë e 10 rebound. Mirë u paraqit edhe Beal për miqtë, me 47 pikë, por që mbetën për statistikë.

Skuadra e Philadelphias fitoi 115-104 ndaj Golden State, sfidë e dominuar nga vendasit. Në këtë takim, ylli i NBA-së, Joel Embiid luajti me fanellën nr.24 në nder të Kobe Bryant, duke realizuar fiks 24 pikë, më i miri në fushë.

Fiton edhe ekipi kampion i Toronto Raptors, që mundi 130-114 Atlanta, ndeshje ku diferencën për kanadezët e bënë Siakam e Ibaka, me nga 24 pikë secili.

Surprizë humbja e Denver Nuggets, që u mund 104-96 nga Memphis, duke humbur disi kontaktun me kreun në Konferencën e Perëndimit, ku kryeson Los Angeles Lakers.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Po mblidhen firma nga tifozët

Dy ide për të përjetësuar Kobe Bryant