MENU
klinika

Çfarë përfshin kjo shifër?

Të ardhurat nga jashtë/ Mbi 1 mld euro në 2019

06.01.2020 - 09:25

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vitin e kaluar, të ardhurat nga jashtë (remitancat), kanë kapur shifrën rekord duke arritur në rreth 1.25 miliardë euro. 

Banka e Shqipërisë tregojn se në këtë shifër përfshihen transfertat personale të emigrantëve për familjet e tyre, por edhe të ardhurat e rezidentëve në Shqipëri nga puna sezonale apo në distancë jashtë vendit.

Për 6 mujorin e parë të vitit 2019, të ardhurat nga punësimi sezonal i shqiptarëve jashtë vendit ose nga puna në distancë që shqiptarët kryejnë për subjekte që ndodhen jashtë Shqipërisë u rrit me 5,2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar duke prekur shifrën 160 milionë euro.

Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë vitit 2018, të ardhurat nga puna kishin vlerën e 285 milionë euro dhe duke parë tendencën e 6 mujorit gjasat janë që kjo shifër të jetë më e lartë në totalin e vitit 2019.

Përsa i përket gjysmës së parë të vitit 2019, vlera e remitancave të dërguara në Shqipëri ishte 336 milionë euro, që në një krahasim me të njëjtën peridhë të vitit 2018, rezulton në pesë milionë euro më shumë .

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN