MENU
klinika

"Do u vihet shiriti"

Trokitje në derë pronarëve të hoteleve të dënuar për drogë

11.01.2020 - 14:44

Lufta kundër krimit të organizuar dhe siguria rrugore janë përcaktuar nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj si prioritete për vitin 2019.

Gjatë analizës me 12 Drejtoritë Vendore të Policisë dhe drejtuesit qendorë, Lleshaj deklaroi se shpejt do të jetë gati dhe miratohet paketa e njohur si “KÇK”.

“Policia ka detyrën t’i shkojë dhe t’i trokasë në derë, t’i thotë: ti ke bërë 10 vjet (burg) për trafik droge? Po. Ke dhe këtë hotelin këtu. Tani, hoteli sekuestrohet, i vihet shiriti dhe ti shkon në gjykatë dhe provoje që është i yti”– tha Lleshaj.

Ministri i Brendshëm ka paralajmëruar dhe ashpërsim të Kodit Rrugor për të parandaluar keshtu aksidentet fatale.

“Siguria rrugore na vret më shumë njerëz se sa krimi i organizuar. Jo më shumë, por 5 herë më shumë. Çfarë do të bëjmë? Do të ndryshojmë Kodin Rrugor, do të ashpërsojmë masat, do të ashpërsojmë kontrollet, do të modernizojmë kontrollet, do të luftojmë fort për integritetin e punonjësve.”

Ai shtoi se për t’u përballur suksesshëm me zhvillime e fenomene të reja të krimit, do të ngrihet 4 Njësi të posaçme në Policinë e Shtetit, me ekspertët më të mirë

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin