MENU
klinika

Në krah të presidentit amerikan?

Trump rrezikon shkarkimin, çfarë mendon Putin?

22.01.2020 - 18:23

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i ka dalë në mbrojtje presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump lidhur me procesin e shkarkimit që ka nisur ndaj tij.

Në konferencën vjetore për gazetarët në dhjetor, Putin deklaroi se nuk ka prova për shkarkimin e Trump.

“Procesi ende duhet të kalojë në Senat ku republikanët me sa di unë e kanë shumicën. Partia që humbi zgjedhjet po e vazhdon luftën me mënyra të tjera. Ky është njësoj si hetimet e mëparshme ndaj presidentit amerikan, lidhur me pretendimet për bashkëpunim me Rusinë, të cilat janë të pabazuara në fakte”, tha Vladimir Putin.

Putin tha se masa është vazhdimi i luftës së demokratëve kundër Trump. Ai parashikoi që mocioni i fajësimit do refuzohet nga Senati amerikan.

Ai e krahasoi fajësimin me hetimin e mëparshëm të SHBA për përplasjen e Trump me Rusinë, të cilën ai e konsideron si të pabazë.

Në konferencën për media të cilën e mbulojnë një numër rekord prej 1,895 gazetarësh, Putin tha gjithashtu se Rusia është e gatshme për të rënë dakord për një traktat të ri të armëve me Shtetet e Bashkuara, por shtoi se nuk ka pasur asnjë përgjigje deri më tani lidhur me çështjen.

“Nëse nuk ka një traktat të ri, atëherë nuk do të ketë asgjë në botë që do të ndalë garën e armëve, për të cilën unë mendoj se është gjë e keqe”, tha Putin.

Kujtojmë se dhoma, e kontrolluar nga demokratët, votoi për dy akuza kundër presidentit Trump: abuzim të pushtetit dhe pengim të punës së Kongresit, ndërsa vendimi përfundimtar, për shkarkimin ose jo të tij, pritet të merret në Senat.