MENU
klinika

"Algat e çmendura"

Vetëm Australia ofron një spektakël si ky

31.01.2020 - 18:55

      Këto fotografi të jashtëzakonshme, janë spektakli i algave bioluminishente që ndriçojnë detin në brigjet australiane. 26-vjeçarja Jordan Robin, ka arritur të shkrepë dhe ruajë përgjithmonë, fenomenin e veçantë natyror në plantacionin “Poing” në Jarvis Bay. Ngjarja e rrallë, që haset një ose dy herë në vit, shkaktohet nga organizma mikroskopikë të quajtur “grimca deti”, që ndriçojnë sa herë që i ngacmon.

Në video, fotografja fituese e disa çmimeve mund të shihet që lëviz dorën në ujë duke ndezur algat, që ofrojnë një dritë ngjyrë blu të hapur. Çdo algë ka një diametër prej vetëm gjysmë milimetrash dhe ushqehet me disa tentakula me plankton.