MENU
klinika

"Askush nuk na ka informuar"

Virusi kinez/ Qytetarët: Në aeroport nuk ka kontrolle

26.01.2020 - 15:06

Pas lajmit të përhapjes së virusit nga Kina u fol se në aeroportin e Rinasit u morën masa, por e kundërta faktohet nga qytetarët që udhëtojnë shpesh dhe thonë se nuk janë kontrolluar. Ata konfirmojnë se i vetmi burim informimi mbi situaën kaqënë media.

“Nuk kam parë njeri”.

“Nuk kam ndonjë këshillë, kam dëgjuar lajmet”.

“Nuk më kanë kontrolluar”.

E kthyer nga Malpesa e Italisë kjo zonjë shprehet se vetëm e kanë pyetur nëse ka pasur ose jo shqetësime dhe nuk i është nënshtruar një kontrolli.

“Na pyetën për gjendjen shëndetësore”.

Madje ka nga ata qytetarë që për ta parandaluar virusin do të bëjnë vaksinën.

“Do bëj gjilpërë për tu mbrojtur”.

Vendi jonë nuk paraqet ende ndojë rrezikshmëri nga koronavirusi, por kjo nuk i ka ndalur qytetarët të frikësohen.

www.konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


'Godet' konsumin dhe shërbimet

Virusi kinez “infekton” bursat

Ky biznes mund të ketë fitime

Coronavirus/ ‘Godet’ ekonominë globale?