MENU
klinika

Afati nga LDK për koalicion përfundoi

Osmani nuk kërkon kryeparlamentarin

27.01.2020 - 14:33

Duket se në LDK janë të ndarë përsa i përket koalicionit qeverisës edhe pse afati i përcaktuar nga Isa Mustafa javën e kaluar përfundoi, dhe me gjasa sot duhet të ishte shpallur moskrijimi i koalicionit.

Por Koha. Net raporton se konsultat brenda LDK vijojnë dhe kritik është pikërisht qëndrimi i Vjosa Osmanit, politikanja e cila para zgjedhjeve të tetorit të 2019 u kandidua si kryeministre në rast se LDK fitonte zgjedhjet e vetme ose dilte e para.

Mësohet se Osmani nuk do të jetë kryeparlamentare, dhe as ta ketë atë pozicion, por të kompensohet ai post me Ministrinë e Jashtme. Qëndrimi i saj ka marrë mbështetjen e shumicës së grupit parlamentar të LDK.

Por nënkryetari i LDK, Agim Veliu shprehet se partia e tij i qëndron ofertës, 5 ministri, kryeparlamentarin dhe zotimin për President.

Po ashtu ai shton se sot duhet të përfundojë procesi i stërgjatur i dialogut për koalicion, dhe ndoshta do të ketë një takim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ç'pritet nga përfundimi i takimit?

Albin Kurti në kryeministri, vijon takimi me Ramën

Ç'deklaron kandidatja për kryeministre?

“Koalicion me VV, vetëm nëse pranon këto kushte”

Çfarë e bashkon Idrizin dhe Kurtin?

“Pranvera e Kosovës le të vijë në Shqipëri!”