MENU
klinika

Gruaja që gjeti 14 rezultate në skedinë

Vuri ndeshjet kundër burrit, fiton 507 mijë £

29.01.2020 - 17:08

Fati i fillestarit, do thonin bastexhinjtë, ata që vënë skedina të ndeshjeve të futbollit. Një grua në Francë ka fituar një vlerë prej 507 mijë paundësh nga një skedinë e vetme.

Zonja në fjalë ka gjetur rezultatet e gjashtë ndeshjeve ku fitonin ekipet pritëse, pesë të ekipeve udhëtuese dhe për të shtuar dozën e rastësisë, ka gjetur edhe tre barazime.

Ajo gjeti 14 rezultate të sakta, nga të cilat ishte frymëzuar nga bashkëshorti. Gruaja nuk ka njohuri mbi futbollin, por ka vendosur të vërë bast mbi skedinën e saj duke luajtur rezultate të kundërta burrit.

Bashkëshorti në skedinën e tij kishte zgjedhur të njëjtat ndeshje, por dukshëm me rezultatet e pasakta. Partnerja i ka vënë kundër, ndërkohë nuk dihet pse ka zgjedhur barazimet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN