MENU
klinika

Në sheshin "Nënë Tereza"

Zbulohet data e koncertit të Maluma-s në Tiranë

24.01.2020 - 11:15

Konfirmohet lajmi i ardhjes së këngëtarit me famë botërore, Maluma, në Tiranë.

Për herë të parë ai do të mbajë koncert madhështor në vendin tonë dhe sapo janë zbuluar detajet e para.

Në website-n e këngëtarit kanë dalë datat e turit botëror dhe mes tyre vihet re edhe Tirana.

Koncertin në vendin tonë ai do e mbajë më 14 mars në sheshin “Nënë Tereza”.

Kjo datë përkon edhe me festën e Ditës së Verës në vendin tonë, prandaj atmosfera do të jetë edhe më festive.

Nëse e keni me dy mendje për të dalë atë ditë, mos e vini më në dyshim, Maluma vjen në Tiranë dhe kjo mundësi nuk përsëritet.

Këngëtari do të performojë në Shqipëri këngët e tij më të suksesshme ku mes tyre mund të përmendim edhe ato që ka në bashkëpunim me yje botërorë si: Shakira, Jason Derulo, Ricky Martin apo Madonna.