MENU
klinika

Detajet

Zjarrvënie e qëllishme? Digjet makina e efektivit të burgut

19.01.2020 - 10:59

Një makinë është përfshirë nga flakët gjatë natës në Lezhë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Nënë Tereza’.

Mësohet se makina tip ‘Mercedes Benz’ në pronësi të Nikoll Prenga, efektiv në burgun e Shënkollit, është djegur plotësisht.

Nga hetimet e deritanishme ka dyshime se ka qenë një zjarrëvënie e qëllimshme, pasi mund te kete lidhje me detyren e policit.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton në lidhje me shkaqet e zjarrit.