MENU
klinika

Porosia për shoferët

Zonat malore në Korçë zbardhen nga bora

12.01.2020 - 09:01

Reshjet e borës që kanë vijuar gjatë gjithë natës kanë bërë që zonat e larta malore të Korçës siç janë zona e Ersekës, fshatrat turistikë Dardha dhe Voskopoja të mbulohen nga bora e cila ka arritur nga 5-10 cm.

Sipas zyrtarëve te autoritetit lokal të rrugëve nacionale, nuk paraqiten probleme për sa i përket qarkullimit të automjeteve. Të gjitha akset janë të kalueshme pa zinxhirë, ndonëse u bëhet thirrje shoferëve për kujdes maksimal në këto rrugë për shkak të lagështirës.

Prej orëve të para të mëngjesit kontraktorët po punojnë me pastrim dhe kriposje në rrugët që sipas tyre paraqesin më shumë probleme.