MENU
klinika

Izolimi nga koronavirusi

481 emigrantë shqiptarë në zonën e kuqe të epidemisë në Itali

23.02.2020 - 13:10

Janë të paktën 481 emigrantë shqiptarë të izoluar brenda kufijve të territorit të përhapjes së koronavirus në Itali.

Në draftligjin e miratuar gjatë natës së shkuar në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë Conte aktivizohen masa speciale që ndalojnë hyrjen daljen e personave në 11 komunat ku gjënden dhe foletë e përhapjes së virusit në Itali.

Duke iu referuar të dhënave të fundit të shtrirjes demografike të banorëve të këtyre zonave llogariten se në territorin e këtyre komunave jetojnë të paktën 481 emigrantë shqiptarë.

Një nga foletë e përhapjes së koronavirus në rajonin e Venentos është komuna Vo Euganeo ku për momentin janë verifikuar 12 persona të infektuar e ku jetojnë 16 shqiptarë.

Bilanci i fundit i të infektuarve në Itali, i cili përditësohet çdo çast është mbi 115 persona,

90 në rajonin e Lombadisë e 25 në Veneto , dy prej të cilëve në Venezia.

-Në Codogno jetojnë 167 shqiptarë që përbëjën 8,3% të popullsisë së huaj në këtë komunë.

-Në Casalepusterlengo jetojnë 198 shqiptarë e që përbëjnë 8.1 % të popullsisë së huaj në këtë territor.

-Në komunën Castglione D’Adda jetojnë 27 shqiptarë e që përbëjnë 7.9% të popullsisë së huaj banorë në këtë komunë.

-Në Fombio jetojnë 9 shqiptarë e që përbëjnë 6.!% të popullisës së huaj në këtë qytezë.

-Në Maelo jetojnë 13 shqiptarë e që përbëjnë 4.8% të popullsisë së huaj që banojnë në këtë qytezë.

-Në Somaglia jetojnë 33 shqiptarë e që përbëjnë 6.5% të popullsisë së huaj në këtë komunë.

-Në Bertonico jetojnë 17 shqiptarë e që përbëjnë 10.9% të popullsisë së huaj banorë në këtë qytezë.

-Në komunën Terranova dei Passerini nuk jeton asnjë emigrant shqiptar.

-Në Castelgerundo jeton vetëm 1 emigrant shqiptarë e që përbën 0.7% të popullsisë së huaj që jeton në këtë territor.

-Në komunën San Fiorano nuk jeton asnjë emigrant shqiptarë.

-Në komunën Vo Euganeo jetojnë 16 shqiptarë e që përbëjnë 10.6% të popullisë së huaj në këtë komunë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Gati karantinën për çdo rast"

Koronavirus/ Shtohen masat në Morinë

Ja vendimi drakstik i SHBA dhe Australisë

259 të vdekur nga Koronavirus /SHBA: Kërcënim i paprecedentë