MENU
klinika

UEFA Development Tournament

5 gola për vendin e parë, shkëlqejnë vajzat U-16

16.02.2020 - 19:42

Kombëtarja shqiptare e vajzave U-16 ka treguar një performancë të shkëlqyer në UEFA Development Tournament ku ka fituar edhe në ndeshjen e tretë ndaj ekipit të Malit të Zi me rezultatin 5-2.

Vajzat e drejtuara nga tekniku me përvojë Agustin Kola, kanë triumfuar në të tre ndeshjet, 3-1 ndaj Lituanisë, 3-1 ndaj Gjeorgjisë dhe ditën e sotme 5-2 ndaj Malit të Zi.

“Ky është një grup shumë i talentuar. Jemi shumë të lumtur që përzgjedhja jonë dhe puna me këto vajza solli këtë sukses. Na duhet mbështetja e familjeve dhe e vajzave tona për tu afruar me futbollin. I presim në ndeshje dhe në stadiume. Puna jonë me këtë ekip do vijojë” – tha trajneri Agustin Kola.

Federata e Futbollit i ka dhënë një rëndësi të veçantë këtij turneu duke e organizuar në dy stadiumet kombëtare, Air Albania dhe Elbasan Arena, ndërsa të katër ekipet ishin grumbulluar në zonën e Durrësit.

REZULTATET E TË GJITHA NDESHJEVE:

11 Shkurt 2020:

Shqipëri – Lituani 3-1 (Air Albania Stadium)

Gjeorgji-Mali i Zi 0-2 (Elbasan Arena)

13 Shkurt 2020:

Shqipëri – Gjeorgji 3-1 (AirAlbania Stadium)

Mali i Zi- Lituani 1-2 (Elbasan Arena)

16 Shkurt 2020

Shqipëri – Mali i Zi 5-2 (AirAlbania Stadium)

Lituani-Gjeorgji 2-2 (5-4 me penallti) (Elbasan Arena)

PIKËT E GRUMBULLUARA:

Shqipëria 9

Lituania 5

Mali i Zi 3

Gjeorgjia 1

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vajzat e reja bindin në "Air Albania"

Kombëtarja U-16 merr fitoren e dytë