MENU
klinika

Çmimet

Air Albania prek qiellin me “Naimin”

01.02.2020 - 11:28

Naimi, avioni më i ri i flotës cilësore Airbus dhe Boeing, i prodhuar në vitin 2016 do prekë qiejt dhe do shpjerë çdo shqiptar dhe të huaj drejt Veronës, Bergamos dhe Pisës.

Këto janë vetëm disa nga qytetet e shumta që Air Albania do sjellë më pranë Shqipërisë gjatë vitit 2020, duke i qëndruar gjithmonë besnikë motos: “Disa thonë që ka më shumë rëndësi udhëtimi. Disa thonë që ka më shumë rëndësi destinacioni. Ne themi që kanë të dyja!”.

Air Albania e ka nisur fluturimin e saj vetëm një vit më parë, dhe menjëherë është kthyer në zgjedhjen e parë të pasagjerëve që udhëtojnë prej apo drejt Shqipërisë, dhe arsyet nuk janë të pakta. Bileta që nisin nga 69€, bagazhe deri në 30KG pa pagesë ekstra si dhe ushqimi në bord i përfshirë në çmim. Ndaj mund të themi me bindje që me Air Albania, udhëtimi sapo ka filluar.