MENU
klinika

“Nuk është kineast”

Alfred Trebicka ka rezervat e tij për filmin e ri të Ermal Mamaqit

12.02.2020 - 12:26

Në fund të muajit janar, Ermal Mamaqi mbajti premierën e filmit të tij më të ri të titulluar “I love Tropoja”.

Personazhe të njohur të showbiz-it u mblodhën në Pallatin e Kongreseve për të parë filmin dhe për të duartrokitur projektin e ri të Mamaqit. Mirëpo, ka edhe nga ata që nuk e kanë mbështetur producentin në këtë projekt dhe njëri prej tyre është aktori i njohur Alfred Trebicka.

Ai ka pasur rezervat e tij lidhur me filmin “I love Tropoja”, të cilat i ka shprehur në emisionin “Provokacija”. Trebicka refuzon ta quajë Mamaqin kineast, duke u shprehur se ai nuk njeh ligjet bazike të kinemasë.

“Është një proces i cili kërkon formimin profesional të këtij profili. Nuk është aq e thjeshtë të bëhet skenar. Është një virus për të cilën duhet të vaksinohemi shumë shpejt. Kam parë statuse nga njerëz që kanë qenë pjesë e produksioneve të cilët kanë trumbetuar se kjo është e ardhmja e kinematografisë shqiptare. Të gjitha këto publiku i merr si të mirëqena. Reagimi im ka ardhur si rrjedhojë e këtij terreni. Kujt po i vendosim tagrin e kineastit?”- u shpreh aktori.

I pyetur si e konsideron suksesin e filmit, Trebicka tha:

“Sukses për çfarë? Ky është një fenomen kompleks që ka të bëjë edhe me shoqërinë. Një njeri që ka lexuar disa libra të mirë nuk shkon aty. Thuaj kam bërë një gjë për tu zgërdhirë, gjej çfarë emri të duash, por mos thuaj që po bëj kinema. Edhe pjesëmarrja e kryeministrit është 100% komerc, pra nuk është film. Nuk kam thënë që jam kundër, por për mua si njeri që e njoh këtë fushë është një shqetësim sepse ne po i largohemi kinemasë së vërtetë.”- përfundoi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bëri bashkë emrat më të spikatur

Doktori i VIP-ave pjesë e filmit të Ermal Mamaqit

Kryeministri në rolin e të fortit në filmin e ri

Edi Rama, daja i Ermal Mamaqit?!