MENU
klinika

Çfarë pritet pas suksesit?

Alketa pas Sanremos: Në Shqipëri ishte gati festë kombëtare

08.02.2020 - 15:29

Mbrëmjen e kaluar, moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu realizoi ëndrrën e saj prej vitesh duke u bërë pjesë e festivalit të madh muzikor në Itali “Sanremo”.

Moderatorja shqiptare rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve me daljen e saj dhe arriti të kthehej në kryefjalë për shumë media shqiptare dhe italiane. Sigurisht që ky ishte një sukses shumë i madh për Alketën dhe kështu e ka cilësuar edhe ajo në një intervistë të dhënë pas përfundmit të festivalit.

E emocionuar, Alketa ka treguar për emisionin “Un Giorno da Pecora” në “Rai Radio1” se në Shqipëri pjesëmarrja e saj në “Sanremo” është pritur shumë mirë dhe kjo arritje e saj gati sa nuk u kthye në festë kombëtare.

“Në Shqipëri ka qenë gati festë kombëtare, vërtet u preka”, është shprehur moderatorja. Gjatë intervistës ajo ka treguar se pas daljes në “Sanremo” edhe ndjekësit në Instagram i janë shtuar shumë me gati 2000 në orë.

Pas suksesit në “Sanremo”, Alketa është gati për të nisur emisionin e saj në “Tv Klan”, “Në kurthin e Piter Pan”.